Që nga viti 2015 kur në vend u miratua ligji për detektivët privatë, në Republikën e Shqipërisë janë licencuar 200 detektivë privatë, apo Sherlok Holm-së shqiptarë, të cilët investigojnë që nga tradhtitë bashkëshortore, tek spiunazhi industrial, aksidentet automobilistike, etj.
“Sipas asaj që më pohojnë detektivët, çuditërisht nuk ka më interes aq të madh për te investiguar tradhtitë bashkëshortore, sepse përgjithësisht edhe pasi bashkëshortët zbulonin tradhtinë, përsëri nuk divorcoheshin, vazhdonin të bashkëjetonin edhe pse kishin prova.
Ajo që vërehet tani, ka interest të madh nga investitorë të ndryshëm për të mbajtur nën vëzhgim gjyqtarë dhe prokurorë në mënyrë që të hetojë aktivitetin e tyre dhe ata paguajnë shumë për këtë shërbim. Mënyra sesi gjyqtari dhe prokurori bëjnë sikur janë zoti në vendin tonë, duke shkelur ligjet me dy këmbë, ndaj për këtë arsye ata hetohen.
Këtë gjë e nxisin gjithmonë personat që kanë një proces me një gjyqtar ose prokuror. Ata shohin si e ka dhënë vendimin gjyqtari më përpara dhe si do ta japë për rastin aktual. Matrapazët e drejtësisë që ekzistojnë akoma kanë tendencën të devijojnë drejtësinë në Shqipëri.
Provat që grumbullojnë ja paraqesin personit që ka paguar. Këto janë sot për sot shërbimet më të kërkuara nga detektivët shqiptarë, pasi shteti e ligji nuk respektohen ndaj është gjetur zgjidhja që nëpërmjet detektivëve që të shikohet figura e gjyqtarit apo prokurorit”, deklaroi Ndue Pjetra – Detektiv dhe Avokat.
Top Channel