Berisha nesër në SPAK për masën “detyrim paraqitje”, PD mobilizon strukturat: Protestë në 9:30 para Prokurorisë së Posaçme

19/01/2025 12:19

Demokratët kanë thirrur protestë para Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të hënën, kur kryedemokrati Sali Berisha do të dalë sërish para prokurorëve të posaçëm.

Të dashur miq.  Ditën e hënë është data e radhës, e përcaktuar për t’u paraqitur kryetari i PD, Prof Dr. Sali Berisha  ne SKAP. Ndaj në orën 9:30 përsëri  të gjithë në protestë përpara  SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtaret  politik”, është mesazhi që u është dërguar strukturave të partisë“, raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga.

Në muajin dhjetor, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha u lirua në 27 nëntor 2024 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.

Sali Berisha u mor i pandehur për korrupsion pasiv pasi akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA