Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme në Durrës.

Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se nga përplasja e fortë ballore mes dy mjeteve tip Volkswagen Golf, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën e kampusit universitar në Spitallë. Fatmirësisht bëhet me dije se nga përplasja nuk ka pasoja për jetën, po të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 17:40, në lagjen nr. 17/1 Durrës, automjeti me drejtues A. K, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Z, ku si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin A. Z, ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën tre shtetas, pasagjerë në këto mjete të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA