Ukrainasit kundër uljes së moshës së rekrutimit, largojnë fëmijët nga vendi

18/01/2025 14:59

Shtetet e Bashkuara, mbështetësi kryesor ushtarak i Kievit, i kanë bërë thirrje Ukrainës që të ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç.

Ushtria ukrainase po përballet me vështirësi në përpjekjet e saj për zmbrapsjen e forcave ruse, që po përparojnë, edhe për shkak të mungesës së rekrutëve të rinj. Por kjo i ka shtyrë disa familje ukrainase që t’i dërgojnë djemtë e tyre jashtë vendit për të shmangur në këtë mënyrë shërbimin ushtarak.

“Arsyeja e parë është siguria e tyre”, tha për REL Svitlana Pokalchuk e cila i ka larguar nga Ukraina të dy djemtë e saj adoleshentë.

“Për një nënë, kjo është gjëja më e rëndësishme. E dyta, është mosha e rekrutimit për shërbim ushtarak. Ata ende janë të rinj dhe nuk kane një trajnim të mirëfilltë ushtarak”, sqaron ajo.

Prillin e vitit të kaluar, Kievi e uli moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç. Por në nëntor, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, e shtyu Ukrainën që ta ulë sërish këtë moshë, duke e cuar tani në 18 vjeç. Reagimet në rrugët e Kievit ishin krejtësisht negative.

“Jam nënë dhe gjyshe dhe jam krejtësisht kundër kësaj”, tha një grua për Current Time.

“Në moshën 18-vjeçare ata janë fëmijë. Ata do të bëheshin mish për top, fëmijët do të dërgoheshin drejt kasaphanës”, shtoi ajo. Studimet tregojnë se aktualisht, 25 për qind e nxënësve të shkollave të mesme në Ukrainë dëshirojnë të vazhdojnë studimet jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA