Benet Bendo është talent në muzikë dhe pikturë. 20 vjeçari me autizëm është një nga dhjetëra të rinj që u vlerësuan frymëzues.
Edhe Rei Dunjo i cilësuar si gjeniu i matematikës, pas një përvoje studimore në Skoci e çmimesh olimpiadash rikthehet në vendlindje për të dhënë kontributin e tij.
“Shqipëria pret që secili prej nesh të bëjë detyrën e tij”, tha Rei Dunjo.
Agjencia kombëtare e rinisë organizoi ceremoninë e dhënies së titujve mes të rinjve të përzgjedhur që shihen shembuj për të tjerët në fusha të ndryshme.
“Ne kemi nevojë për ju, të gjithë. Jeni dëshmi e qartë se si me punë e përkushtim mund të arrini majat, të jeni përfaqësues të denjë”, tha Geron Ibrahimi, drejtor i AKR.
Në ndarjen e medaljeve simbolike morën pjesë ambasadorë, përfaqësues diplomatikë si dhe personazhe publik.
“Jeni shpresa për ne”, tha zv. ambasadorja britanike.
Top Channel