Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës/ Nisin hetimet për pesë persona, bllokuan rrugën për qytetarët
18/01/2025 10:21
Pesë persona janë vënë nën hetim pas protestës së organizuar para Bashkisë së Tiranës.
“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit D.T, A.K, K.B, E.E dhe T.B, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, sipas njoftimit të policisë.
Protesta e një dite më parë u shoqërua nga tensione, pasi qytetarët bllokuan kalimin e mjeteve.
Top Channel