Në mes të dimrit pa çati mbi kokë/ Jetojnë në Xibrakë, dy prindërit e sëmurë me dy vajzat e mitura

18/01/2025 12:12

Familja e Arjan Shkallës nga fshati Xibrakë i Elbasanit ka nevojë për ndihmë.

Burrë e grua të sëmurë dhe vajzat e tyre 7 dhe 5 vjeçe jetojnë në këtë dhomë të shkatërruar ku era, shiu e i ftohti hyjnë brenda. Në këtë dhomë e cila nuk plotëson asnjë kusht jetese ata përpiqen të mbajnë frymën gjallë.

Teksa shkon në klasë të parë Ermela e vogël nuk ka shumë ëndrra. Ajo kërkon vetëm një tavolinë ku të bëjë detyrat. Në vitin 2025 këta fëmijë nuk njohin as lodra dhe as televizor.

Të dy prindërit kanë prapambetje mendore, e megjithatë kanë fatin të gëzojnë dy vajza të shëndetshme të cilat kanë nevojë të shkollohen e të kenë kushtet minimale të jetesës.

Ermelës i duhet të ecë në këmbë për gati një orë për të shkuar në shkollë. Të izoluar në një zonë të largët, ata kërkojnë vetëm një shpresë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA