Në kërkim ndërkombëtar për falsifikim të dokumenteve, arrestohet në Morinë 39-vjeçari turk
18/01/2025 11:04
Një shtetas turk është vënë në pranga nga policia kufitare e Morinës, kjo për shkak se tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte dënuar me mbi 15 vite burgim në Turqi.
Siç raporton policia, Bayram Yildiz, 39 vjeç u vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Turqi.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, pasi Gjykata e Bursas, Turqi, e ka dënuar me 15 vite, 2 muaj dhe 15 ditë burgim, për falsifikim të dokumenteve dhe për mashtrim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Turqi, vijon procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit.
Top Channel