Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi dhunonte prindërit dhe kërcënoi policët.

Forcat e Posaçme “Shqiponja” me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë dhe  i  ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.

Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë,  u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar.

Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Mikel Biba, 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA