Ministria e Jashtme e Egjiptit ka lëshuar një deklaratë duke thënë se janë 1890 të burgosur palestinezë, do të lirohet në fazën e parë të armëpushimit, në këmbim të kthimit të 33 pengjeve izraelitë të kapur nga Hamasi.
Kjo do të ndodhë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të zgjasë gjashtë javë.
Egjipti, i cili kufizohet me Gazën, ka pasur një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin midis Izraelit dhe Hamasit dhe ka përsëritur angazhimin e tij për zbatimin e një marrëveshjeje armëpushim.
Sipas marrëveshjes së kundërshtuar nga disa anëtarë të vijës së ashpër të kabinetit, një armëpushim gjashtë-javor hyn në fuqi të dielën kur do të realizohet i pari mes disa raundeve të shkëmbimeve mes pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë. Marrëveshja mund të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza.
Top Channel