Testi i shtatë i Starship, një anije hapësinore e krijuar nga SpaceX për udhëtimet e ardhshme në Hënë dhe Mars, përfundoi me një gjysmë suksesi.
Pas shtyrjes së lëshimit në 15 janar për shkak të motit të keq, Starship u arrit të ngrihej në ajër nga Starbase, baza e kompanisë së Elon Musk në Boca Chica të Teksasit.
Vetëm pak minuta pas lëshimit të asaj që konsiderohet aktualisht si raketa më e madhe e dhe më e fuqishme në botë, përforcuesi i saj, i quajtur Super Heavy, bëri kthimin e planifikuar në tokë dhe pasi kaloi për një moment mbi platformën e lëshimit, “u kap në mënyrë spektakolare mes dy krahëve gjigantë mekanikë”.
Kjo është hera e dytë që SpaceX arrin të realizojë një këtë arritje të veçantë. Por ndërsa turmat brohorisnin për kthimin e përforcuesit, kompania njoftoi se vetëm tetë minuta pas ngritjes, e humbi kontaktin me Starship që besohet se mbante dhjetë satelitë Starlink për t’u lëshuar në orbitë.
Starship booster catch today gives me goosebumps. This is peak human engineering here 🚀 pic.twitter.com/hptG9NhV2B
— Latest in space (@latestinspace) January 17, 2025
Menaxheri i komunikimit të SpaceX, Dan Huot ia atribuoi dështimin një anomalie në pjesën e sipërme të transportuesit. Raketa shpërtheu duke lënë pas në qiell një gjurmë tymi.
Shërbimi i gjurmimit të fluturimeve, Flight Radar njoftoi se për shkak të rënies të mbeturinave të mjetit të Space X, disa fluturime u devijuan për në aeroporte apo ndryshuan rrugë.
Nisjet nga aeroportet e Majamit dhe Fort Lauderdale, në shtetin e Floridës, u vonuan me rreth 45 minuta.
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se devijimet pranë zonës ku ranë mbeturinat zgjatën vetëm për një periudhë të shkurtër kohe, përpara se autorizohej rifillimi normal i operacioneve.
Top Channel