Ka vijuar ditën e sotme mbledhja për mocionin nga 1/10 e deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatitimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.
Për mandatin e deputetit socialist Vullnet Sinaj, do t’i çohen parlamentit dy raporte, një nga PD dhe 1 nga PS.
“Të gjitha transaksionet kanë ndodhur pasi ka marrë mandatin. Kompanitë e tij kanë përfituar para nga buxheti shtetit. Në seancën e parë të ditës së hënë të votohen në parlament e më pas çuarjen në Gjykatë Kushtetuese për papajtueshmëri të mandatit”, ka deklaruar Gazment Bardhi.
“Pro çuarjes për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e parë të kuvendit jo në seancën inaguruese të sesionit të hënën”, tha Klotilda Bushka.
“Për t’u përshëndetur maxhoranca del me një konkluzion me ne”, tha Bardhi.
“T’ia lëmë seancës”, tha Bledi Çuçi.
Top Channel