Autorët e grabitjes dhe vrasjes së 89-vjeçarit Çaush Shehaj në fshatin Klos të Mallakastrës, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit, që mbylli hetimet për ta.
Ervis Halimi, Musa Gudo dhe shtetasi me iniciale F.Ç. akuzohen për veprat penale vjedhja me pasojë vdekjen, e kryer në bashkëpunim dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.
Nga hetimet e Prokurorisë, provohet se në 19 nëntor 2022, rreth orës 02:00, këta shtetas kanë vjedhur me armë banesën e 89-vjeçarit Çaush Shehaj, të cilin edhe e kanë dhunuar fizikisht. Si pasojë e plagëve të marra në pjesën e fytyrës dhe të trupit, i moshuari ndërroi jetë.
Autorët i shkaktuan plagë të rënda në trup edhe bashkëshortes së 89-vjeçarit. Shenjat e gjakut që u gjetën në banesë po thyerja e dyerve dhe mobiljeve, ishin prova të forcës që autorët përdorën.
Ngjarja e rëndë e dy viteve më parë, tronditi banorët e fshatit Klos në Mallakastër.
Top Channel