Një studente e Fakultetit Juridik në Beograd është goditur nga një makinë gjatë bllokadës në kryqëzimin e rrugëve.
Ajo u lëndua rëndë dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën.
Policia serbe ka identifikuar dhe ka gjetur shoferin me inicialet M. P. 38 vjeç, i cili siç dyshohet ka goditur me makinë vajzën 20- vjeçare dhe më pas është larguar me shpejtësi. Dyshohet se në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë.
Pamjet shqetësuese të regjistruara nga dëshmitarët okularë, tregojnë se shoferi ka goditur studenten, e cila përfundoI në çatinë e makinës.
Tokom odavanje pošte stradalim, u Ruzveltovoj ulici u Beogradu, povređena je devojka kada ju je udario i nosio na krovu automobila nakon čega je pala ulicu. pic.twitter.com/M7nxsSuBK2
— TV N1 Beograd (@n1srbija) January 16, 2025
Shoferi ka vazhduar rrugëtimin duke bërë që vajza të përfundojë e përplasur në asfalt. Ekipi i emergjencës ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe ka transportuar vajzën në spital.
Qytetarët dhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, Juridikut, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Teknologjisë-Metalurgjisë, kanë bllokuar sot për 15 minuta kryqëzimin e Ruzveltit dhe Mbretëreshës Mari, për të nderuar viktimat e rënies së çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Top Channel