Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me qëllim goditjen e paligjshmërisë në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar një tjetër operacioni.
Në kuadër të operacionit “Foreign Escort” u arrestua shtetasi turk I.Y, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzimi i prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë 9 shtetase, për ushtrim prostitucioni.
Shtetasi I.Y, dyshohet se rekrutonte shtetase të huaja, nga Kina dhe Kazakistani dhe më pas duke përdorur një faqe online i shfrytëzonte për prostitucion, duke iu siguruar klientë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, në një ambient të marrë me qira nga ky shtetas.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Top Channel