Kabineti qeveritar izraelit ka caktuar ditën e votimit të marrëveshjes së armëpushimit.
CNN raporton se parlamenti izraelit do të mblidhet mëngjesin e së premtes për të miratuar marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.
Takimi i kabinetit do të vijë një ditë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht, pasi zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu tha se disa çështje të prapambetura po diskutohen në Doha, Katar.
Vendimi për të mbajtur mbledhjen e kabinetit të premten tregon se ato çështje të tashmë janë zgjidhur.
Zyra e kryeministrit më parë tregoi se kabineti do të mblidhej vetëm pasi të sqarohej çdo detaj i marrëveshjes së arritur mbrëmjen e së mërkurës.
Kujtojmë se marrëveshja u arrit në Doha pasi kryeministri i Katarit takoi veçmas në zyrën e tij zyrtarët e Hamasit dhe të Izraelit.
Top Channel