Në zonjat e shtëpisë sa herë që bëjmë punët me themel kemi nevojë edhe për ndihmën e një sanitareje, ku kohët na kanë treguar që është e vështirë të gjesh një të tillë pasi ose janë tepër të zëna ose nuk duan të punojnë.
-Alban pse ke vendosur të meresh me pastrimin dhe të punësosh afrikanë?
“Unë kam qenë në emigrim në Itali, Zvicër, Gjermani dhe kam tri vite që jam kthyer për të jetuar në Shqipëri. Prej një viti merem me pastrimin në fillim pata të punësuar nga vendi por ikën pa më lajmruar më pas mora staf nga Afrika dhe jam shumë i kënaqur. I paguaj gjashtëqind mijë lekë plus akomodim dhe transport.”-shprehet Alban Muça.
Fransis nga Gana dhe Blessig ose Bekimja nga Nigeria thonë që ndjehem shumë mirë këtu. Blesing është infiermiriere ajo thotë se do vazhdoj studimet përsëri këtu për të punuar në profesionin e saj.
“Unë jam Bekimija më pëlqen shunë Shqipëria. Jam nënë e tre fëmijëve dhe do t’i sjell këtu pasi të filloj punën si infermiere. Këtu ushqimi, njerëzit janë shumë të mirë.”
“Unë jma Fransis me pagën që marr këtu arrij të kursej diçka dua të mar gruan dhe fëmijët në Shqipëri. Edhe në Afrikë kam punuar si pastrues por këtu është shumë më mirë që nga moti, ushqimi dhe shoqëria.”
Pas bujqësisë, tutizmit dhe fasonerosë një tjetër sektor që u prek nga mungesa e fuqisë punëtore është ai i pastrimit. Të rinjë nuk preferojnë ta bëjnë këtë punë prej pagës ose sepse ju duket e papërshtatshmë, për këtë arsye punëtorët i kemi nga Afrika
Top Channel