
21/02 20:00
Rusia dhe Vietnami kanë nënshkruar një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin e tyre në energjinë bërthamore.
Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Moskës, Rosatom nënshkroi sot marrëveshjen me ndërmarrjen shtetërore të energjisë elektrike të Vietnamit EVN.
Kryeministri rus Mikhail Mishustin ndodhet në Hanoi për një vizitë dyditore. Ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij, Pham Minh Chinh, dhe është takuar me shefin e Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam.
“Vietnami është një partner i rëndësishëm i Rusisë në Azinë Juglindore, Sot, ne planifikojmë të diskutojmë me ju një plan gjithëpërfshirës për bashkëpunimin midis Rusisë dhe Vietnamit, i cili zgjat deri në vitin 2030”, tha Mishustin.
Top Channel