Vijon të jetë situata e rënduar në të gjithë rrethin e Bulqizës ku rrugët janë nën pushtetin e dëborës dhe ngricave.

Aktualisht rrugët nacionale Bulqizë-Tiran, Bulqizë-Peshkopi, Qafë e Bualli-Krastë kalohet me zinxhir. Si pasojë e situatës së rënduar shumë fshatra të njësive administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, Martanesh, Fush Bulqizë, Shupenz janë të bllokuar.

Si pasojë e temperaturave të ulëta dhe bllokimit të rrugëve është pezulluar mësimi në të gjithë rrethin e Bulqizës. Trashësia e dëborës në qytet ka arritur në 40 centimetra ku ka bërë që shumë biznese të mbyllen.

Ndërsa në njësitë administrative trashësia vijon nga 40 centimetra deri në 70 centimetra në zonat e thella!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA