“Do puthesha me dikë…”/ Do hynin në “BBV” si një konkurrent i vetëm?! Roela dhe Vedati: Big Brother do na ndante!

13/01/2025 15:27

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.

15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

I ftuar sot në “Live From Tirana”, Vedati tregoi më tepër për lidhjen e tij me Roelën.

Jetojmë bashkë në Shkup, jemi të lumtur. Xhelozia e ka kaluar nivelin e vetë, por Roela është ende pak xheloze… Plane kemi të shumta. Plani i parë të bëj një vizitë në Amerikë. E dashuroj Shkupin për të jetuar, Roela këtë e di.

E teksa Roela e surprizon në studio, vjen nga Amerika në Top Albania Radio, ajo tregon për raportin me Vedatin.

Largësia është pak problem, por unë duhet të shkoj dhe Vedati është mirëkuptues.

A e mendon dyshja hyrjen në “BBV” si një konkurrent i vetëm?!

Vedat – Unë e kam pasur ofërtë. I kam të gjitha të plotësuara në jetën time. Nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë. Ndoshta po të isha vetëm do doja të isha pjesë, por jo me Roelën.

Roela – Mendoj Big Brother do na kishte ndarë.

Vedat – Janë provokimet e shumta. Nuk do ishim sot këtu bashkë, janë provokime direkte që nuk pranohen. Ndoshta do binte rastësia të puthesha me dikë, të prekesha me dikë./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA