Atentati në kryeqytet/ Autori ishte maskuar si shpërndarës picash, priti që gruaja e biznesmenit të dilte nga makina dhe veproi
13/01/2025 11:12
Autori që ekzekutoi mbrëmjen e kaluar biznesmenin Bujar Nasufi, ishte ishe u maskuar si shpërndarës picash.
Ai po lëvizte me motor dhe po monitoronte lëvizjet e viktimës dhe kur 56-vjeçari Bujar Nasufi po i afrohej shtëpisë e nga makina doli bashkëshorti, ka qëlluar me armë drejt mjetit. Dy nga gjashtë plumbat kapën biznesmenin, duke i marrë jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”.
Mësohet se viktima ishte person pa precedent penal dhe i paskeduar më parë për policinë. Biznesmeni ishte me origjinë nga Tirana dhe kishte tre vëllezër.
Top Channel