Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçarit shqiptar në Itali, Artan Kaja.

Sipas “Corriere della Sera“, autori i dyshuar është një 50-vjeçar shqiptar, i cili punon si shofer kamioni në Capannori. Ka qenë vetë 50-vjeçari, i cili është vetëdorëzuar në polici.

Në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima dhe autori kanë pasur një debat të ashpër mes tyre për shkak të punës.

Artan Kaja u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij pasi nuk iu përgjigjej telefonatave.

Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA