Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se ka filluar votimi me postë për shtetasit që jetojnë jashtë vendit dhe që e kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit.
“Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit, duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”, njofton KQZ në Kosovë.
Shtetasit kanë mundësi të votojnë gjatë periudhave 09.01.2025- 08.02.2025.
Për shtetasit që jetojnë jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar të votojnë fizikisht këtë mund ta bëjnë më 08.02.2025 në përfaqësitë diplomatike.
Sipas listës së votuesve të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 104,924 shtetas të Republikës së Kosovës e që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Top Channel