Vdekja e të miturit në QSUT, policia e Korçës: Hetimet e para treguan se 14-vjeçari humbi jetën për shkaqe natyrale
09/01/2025 12:24
Policia e Korçës reagoi lidhur me vdekjen e një 14-vjeçari një ditë më parë në QSUT.
“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë së Korçës.
Top Channel