Trump nuk tërhiqet, poston foton e New York Post me hartën ku Kanadaja dhe Groenlanda janë pjesë e Amerikës

09/01/2025 15:12

Presidenti amerikan, Donald Trump pa postuar foton nga gazeta prestigjioze “New York Post” me hartën ku Kanadaja dhe Greonlanda janë pjesë e SHBA-ve.

Trump thotë se është në interes të SHBA që Kanadaja të bëhej “shteti i 51-të” dhe shprehu pakënaqësinë e tij për “vijën e tërhequr artificialisht” të kufirit SHBA-Kanada.

Tramp, i cili kohë më parë e fitoi mandatin për president të SHBA-së, deklaroi se kufiri mes dy vendeve është “linjë artificiale” dhe kërcënoi se do të vendosë doganë prej 25 për qind për import nga Kanadaja, e cila 75 për qind të mallrave dhe shërbimeve të veta i eksporton në SHBA.

Prej disa kohësh, republikani kërkon zotërimin ose kontrollimin e Grenlandës, një territor autonom i Danimarkës pasi fitoi zgjedhjet në SHBA.

Kjo kërkesë e ripërsëritur nga Trump ka nxitur reagime nga disa shtet të Evropës. Së fundmi Franca tha se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë që të preken kufijtë e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA