“Prishtina, në tehun e thikës”/ Zyrtari i lartë amerikan, Jon Finer: Të respektohen pakicat brenda Kosovës sovrane

09/01/2025 13:04

Ballkani Perëndimor mbetet “një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara”.

Në përmbledhjen e bërë politikës së jashtme të administratës Biden gjatë katër viteve të fundit, zëvendës-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer analizoi gjendjen në rajon, ndikimin rus dhe kinez në rajon dhe konfliktin e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se “ekzistojnë dy vija kryesore ndarëse për të cila jemi më të shqetësuar se për të tjerat” në Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që theksoi se Presidenti Biden mbetet i përkushtuar në çështjet e sigurisë së këtij rajoni që nga koha kur kryesonte Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë.

Njëra është situata në Kosovë, një aleat thelbësor i Shteteve të Bashkuara, që është në tehun e thikës. Qëndrimi amerikan është se ajo duhet të jetë edhe sovrane, por  edhe të respekojë komunitetet pakicë të cilat ekzistojnë përbrenda asaj që është një Kosovë sovrane.

Finer pohoi se për Washingtonin situata vazhdon të mbetet shqetësuese, pavarësisht se administrata e Presidentit Biden është angazhuar “t’i menaxhojë këto çështje, shpesh nën radar përmes diplomacisë së kujdesshme përgjatë tërë mandatit të saj. Shqetësim tjetër për SHBA-në “është ndarja e mundshëm,” e Bosnjës, “ku të paktën njëri nga udhëheqësit, zoti Dodik, të paktën në formë retorike po ndjekë një agjendë që bën thirrje për shpërbërjen e shtetit, të cilin ne e kundërshtojmë fuqishëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA