Gjykata e Apelit e Nju Jorkut hodhi poshtë kërkesën e Donald Trump për të shtyrë dënimin e tij për 34 akuza.
Kjo kërkesa ka ardhur një ditë përpara se gjyqtari Juan Merchan të vendosë dënimin ndaj presidentit të zgjedhur.
Avokatët e Trump u njoftuan të enjten në mëngjes se gjyqtarja Jenny Rivera e refuzoi kërkesën e Trump, sipas një letre nga Gjykata e Apelit.
Presidenti i sapozgjedhur ka kërkuar gjithashtu nga Gjykata e Lartë të bllokojë dënimin e tij.
Merchan i ka dhënë sinjalet për këtë refuzim në fillim të këtij muaji, teksa Trump pritet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në më pak se dy javë.
Prokurori i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, u tha gjykatësve se Gjykata e Lartë (Apelit) nuk ka juridiksion për të marrë në konsideratë kërkesën urgjente të Trump, sepse apelimet e tij nuk janë realizuar plotësisht në gjykatat e New Yorkut.
Top Channel