Tragjike/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë Lista Serbe reagoi pas mbylljes së zyrave të Administratës Tatimore të Serbisë që funksiononte në veri të Mitrovicës si dhe kompaninë e sigurimeve nga Serbia, ‘Dunav Osiguranje’, nën arsyetimin e autoriteteve të Kosovës se këto institucione punonin pa licencë.
Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, pretendon se pas këtyre lëvizjeve, “80 punëtorë kanë mbetur në rrugë”. Ajo u shpreh se do të bisedojë mbi mundësitë e ndihmës dhe mbështetjes për ta. “Asnjëri prej tyre nuk do të mbetet pa paga dhe të ardhura dhe ekzistenca e tyre do të mbetet e siguruar. Me nxjerrjen në rrugë të 80 punëtorëve serbë, Albin Kurti vazhdoi fushatën e tij parazgjedhore, të cilën e drejton ekskluzivisht mbi kurrizin e popullit serb, sepse nuk ka çfarë t’u ofrojë votuesve tij”, thuhet në reagimin e Listës Srpska.
Vetëvendosja vazhdon të këmbëngulë në çdo formë që Lista Serbe të mos lejohet të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, me argumentin se ajo “është angazhuar në akte terroriste në Kosovë”. Këtë e pohoi një ditë më parë përmes kabinetit të saj edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila vlerëson se “Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues”. Prandaj sipas Presidentes ajo beson se “KQZ-ja duhet të vendosë në mënyrë të pavarur”.
Megjithatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka certifikuar listën Srpska dhe ajo do të jetë pjesë e garës zgjedhore dhe u përfshi në fletëvotim.
Top Channel