Mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës që lidh fshatin Jagodinë të Elbasanit me fshatin Bujqës është shënuar një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy adoleshentëve.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti tip fiat me targa AB395HL ka goditur biçikletën ku lëviznin dy adoleshentë 14 vjeç dhe 16 vjeç, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Pas përplasjen nga autovetura të dy adoleshentët kanë përfunduar jashtë rruge. Dy adoleshentët e aksidentuar janë transportuar në repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Elbasanit për trajtim mjekësor.
Burime spitalore konfirmuan se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Njëri nga adoleshentët ka dëmtime të lehta, ndërsa tjetri dëmtime më serioze. Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Top Channel