Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua me ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit.
Në një prononcim për mediat, Berisha zbuloi se çfarë diskutoi me Salianjin. Ndër të tjera ai theksoi se “çështja Salianji është një çështje ndërkombëtare”.
“Vendosmëria e tij (Salianjit) në këtë betejë është e plotë. Biseduam për vazhdimin e betejës sonë. Çështja Salianji është çështje ndërkombëtare.
Krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët. Në mënyrë absolute, drejtësia do të kishte mbështetjen e PD si parti e shtetit ligjor, nëse kjo drejtësi nuk do bëhej një mashë e vërtetë politike.
Me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, kur në prokurori s’ka bërë asnjë kallëzim. Drejtësia është një mashë në duart e diktaturës. Janë Shqipëria ka një drejtësi të kontrolluar. Është palë në bllokimin e rotacionit. Nuk është vlerësimi Berishës, por i qendrës kombëtare demokrate.
Përmbysja e diktaturës është misioni që unë kam deri në fund të jetës sime.”, tha Berisha.
Top Channel