Dy persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur nga zjarri i Eaton pranë qytetit të Pasadena, tha shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Angeles në një konferencë për shtyp të mërkurën.
Zjarri tani është pothuajse dyfishuar në madhësi, duke përfshirë 2227 hektarë. Ashtu si zjarret e tjera që shpërthejnë në Kaliforninë jugore, vënia në kontroll është thuajse e pamundur.
Departamenti i zjarrfikësve thotë se duhet të përballet me vështirësi të mëdha për të hyrë në terren.
Janë 700 zjarrfikës të caktuar për zjarrin, për të cilin zyrtarët lokalë thonë se vazhdon të “digjet në mënyrë të rrezikshme si në lindje ashtu edhe në perëndim”.
Një zjarrfikës ka mbetur i plagosur gjatë shuarjes së flakëve.
Top Channel