Zëvendës Sekretari i Shtetit takim me VanHorn dhe kryeministrin Rama: Përgëzojmë Shqipërinë për mbështetjen…

08/01/2025 20:32

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma, i cili ka vizituar Shqipërinë këtë të mërkurë, ka zhvilluar takime në ambasadën e SHBA në Tiranë.

Përmes një reagimi, Ambasada shkruan se zyrtari i DASH Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Fokusi i diskutimit ishte mbështetja e Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën. Zyrtari i lartë ka përgëzuar Shqipërinë për “përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.”

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama. Ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë. Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian“-shkruan ambasada.


Përmes një reagimi teksa ka ndarë fotot nga takimi, zyrtari i DASH falenderon Shqipërinë për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen.

“Ishte kënaqësi teksa mbajta një takim në Ambasadën në Tiranë. Angazhimi me fuqinë tonë punëtore është jetik ndërsa përballemi me sfidat përpara dhe eksplorojmë mundësi të reja së bashku. Faleminderit, Shqipëri, për pritjen tuaj të ngrohtë — jam mirënjohës për mbështetjen tuaj”, u shpreh ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Richard R. Verma (@depsecstatemr)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA