Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ka reaguar lidhur me rastin e një 12-vjeçari nga Maliqi, i cili humbi jetën sot.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve, QSUT sqaron se i mituri L.S., është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2025 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike.

Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

QSUT shprehet se pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA