Të shtëna me armë në një fabrikë në Gjermani, dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

08/01/2025 07:45

Të shtëna me armë në Gjermani kanë lënë pas dy viktima dhe një të plagosur rëndë.

Një burrë i maskuar dhe i armatosur hyri në një fabrikë familjare në Bad Friedrichshall që prodhon ingranazhe precize dhe hapi zjarr.

Sipas policisë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë.

Viktimat ishin punonjës të kompanisë. Sulmuesi ka arritur të arratiset ndërsa policia vijon kërkimet për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA