Një 56-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi lëvizte i armatosur me kallashnikov dhe thikë.
Në kuadër të operacionit policor i koduar “Parandalimi” është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.
Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56-vjeçari lëvizte i armatosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel