Ka gëzim këtë Vit të Ri për Singaporin pasi e ka rikthyer vendin aziatik në krye të renditjes tre-mujore të pasaportave më të fuqishme në botë.
Ka gëzim këtë Vit të Ri për Singaporin pasi e ka rikthyer vendin aziatik në krye të renditjes tre-mujore të pasaportave më të fuqishme në botë.
Mbajtësit e kësaj pasaporte gëzojnë akses pa vizë në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, sipas Henley Passport Index, më shumë se qytetarët e çdo vendi tjetër në planet.
Japonia është e dyta në renditje, me mundësi udhëtimi pa vizë në 193 destinacione, duke siguruar medaljen e argjendtë përmes rikthimit të aksesit pa vizë në Kinën fqinj, për herë të parë pas bllokimeve të Covid-19.
Vendet anëtare të Bashkimit Europian, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja, janë në vendin e tretë, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me mundësi udhëtimi pa vizë në 192 destinacione.
Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025
1. Singapor (195 destinacione)
2. Japonia (193)
3. Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Finlanda, Koreja e Jugut (192)
4. Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Holanda, Suedia, Norvegjia (191)
5. Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar (190)
6. Greqi, Australi (189)
7. Kanada, Poloni, Maltë (188)
8. Hungari, Çeki (187)
9. Estonia, Shtetet e Bashkuara (186)
10. Lituani, Letoni, Slloveni, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)
Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 52-të, me 121 vende ku qytetarët e saj mund të lëvizin pa vizë.
Top Channel