“E gjetëm katastrofë sektorin”, Rama tregon vjedhjet e energjisë elektrike: Revolucionarë me tesera partish ndanin katet e vilave

08/01/2025 13:00

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së kësaj të mërkure përmendi disa prej rasteve të vjedhjeve të energjisë elektrike në kohën e opozitës në pushtet.

Rama: Dua të theksoj që ne e kemi gjetur sektorin në një katastrofë të nivelit botëror të krahasueshëm vetëm me vende që ne nuk e dimë ku janë s’kishin asnjë lidhje me Evropën që jetojmë, niveli i humbjeve për shkak të vjedhjeve haptazi ditën për diell me bekimin elektoral të qeverisë dhe me ndihmën e injorancës dhe paaaftësi qeverisëse shkonte afro 50%, ndërkohë që tek ai 51-52%  i pjesës që nuk hyn tek humbjet, vjedhjet dhe kaosi i menaxhimit.

E merrnin energjinë, nuk e paguanin dhe kishte një fashë atëherë mbrojtëse një fashë kaosi dhe abuzimi se aty futeshin shumë revolucionarë me tesera partish në pushtet që ndanin katet e vilave dhe paguanin fasha sipas katit janë fakte këto se janë ekspozuar, ajo fashë mbronte pak më shumë se 100 mijë konsumatorë, sot kategoria që përfiton uljen është mbi 1 milionë konsumatorë. 10 herë më e madhe është mbrojtja dhe përkujdesja që jep qeveria dhe sektori publik qytetarit. Është një pension minimal plus nga ulja e këtij çmimi, që për pensionistët është gjë shumë e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA