Dënimi me 1 vit burg, ish-deputeti Salianji kundërshton Apelin, avokatët e tij e dërgojnë çështjen në GJK

08/01/2025 19:06

Ish-deputeti i PD Ervin Salianjin ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë dënimin me 1 vit burg, i cili u dha nga Apeli i Përgjithshëm.

Avokatët e Salianjit kanë dorëzuar mbi 100 faqe argumente ligjore ku kundërshtojnë shkallën e dytë të gjyqësorit që e çoi në burg për kallëzim të rreme.

Relatori i çështjes është caktuar Albana Boksi e ndërsa ende nuk është caktuar ende data.

Ish-deputeti prej datës 27 shtator ndodhet në burgun e Fierit pasi apeli vendosi lënin në fuqi të vendimit të shkallës se parë.

Pas shume seancash të zgjatuara dhe maratonë togat e zeza e gjeten fajtor sa i takon një audio përgjimi ku pretendohej se ish vëllai i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj është i përfshirë në trafikun e drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA