Vrasje me thikë në një autobus në Londër, autoritetet: Nuk mundëm ta shpëtonim 14-vjeçarin

07/01/2025 18:52

Një djalë 14-vjeçar është vrarë me thikë brenda autobusit në Londër, sipas raportimeve të policisë lokale.

Adoleshenti ndërroi jetë pak kohë pasi mjekët nga Shërbimi i Ambulancës së Londrës dhe ambulancës ajrore mbërritën në vendngjarje, shtoi Policia.

Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me rastin por policia ka vendosur një posto-bllok dhe ka mbyllur rrugën.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës së Londrës zbuloi detajet e ngjarjes së rëndë:

“Ne dërguam disa mjekë  në vendngjarje, duke përfshirë një ekuipazh ambulance, një ndihmës mjek dhe një oficer të reagimit ndaj incidenteve. Ne gjithashtu dërguam ambulancën ajrore të Londrës. Por për fat të keq me gjithë përpjekjet e ekuipazheve tona, adoleshent ndërroi jetë në vendngjarje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA