“Lë imunitetin, më hetoni”/ Deputeti Majko reagon pas akuzës së Berishës: Kuvendi të kërkojnë informacion nga SHISH

07/01/2025 12:27

I vendosur nën akuzë për krime elektorale nga Sali Berisha, ish kryeministri Socialist dhe ish drejtuesi politik për qarkun Kukës Pandeli Majko, nuk ka ndërmend të mjaftohet me një reagim siç e bëri në FaceBook të hënën.

Publikoi këtë foto pas një takimi zhvilluar mes tij dhe kryetares së kuvendit Elisa Spiropali duke treguar qëllimin e takimit.

“I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha. Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës”, shprehet Majko.

Ky qëndrim i Pandeli Majkos me lënien e çdo imuniteti parlamentar, vjen si një sfidë e drejtpërdrejtë për Sali Berishën, i cili në akuzë përdori edhe SHISH, një organ nën kontrollin dhe përdorimin e tij, kur ishte president dhe kryeministër.

Sipas Sali Berishës Pandeli Majko u përgjua nga SHISH duke bërë biseda për blerje votash në 3 qytete.

Këtë pretendim  kryetari PD nuk e shoqëroi e ndonjë provë shkresore, zanore apo filmike të cilat do të mund të merrnin vlerën e provës për tu hetuar nga SPAK, prokurori e cila ka tagrin e hetimit të çdo krimi elektoral.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA