Majko i regjistruar nga SHISH për blerje votash në Kukës? Drejtori i Policisë që implikoi Berisha kishte dhënë dorëheqjen 2 vjet para zgjedhjeve lokale të 2023

07/01/2025 21:17
Pandeli Majko, Deputet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha lëshoi akuza të ashpra në drejtim të deputetit socialist, Pandeli Majko duke e quajtur kriminel elektoral dhe se ka rënë në rrjetën e SHISH në një përgjim të bërë në Kukës.

“Aty shkon Pandeliu me Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe i thotë drejtorit “ti në Has do kërkosh shtylla centrifugale dhe do ti marrësh në një kompani buzë Erzenit”. Ato kushtonin 40-60 mijë euro, por thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do t’i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do të dërgohen në Durrës, të tjerat në Kukës…”, deklaroi Berisha.

Por nga një verifikim i Top Channel, rezulton se Alban Çela ish drejtor i policisë së qarkut të Kukësit të cilit i referohet Berisha, është liruar nga detyra në korrik 2021, pra dy vjet para zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Deputeti socialist iu përgjigj Berishës një ditë më parë duke i hedhur poshtë pretendimet e tij, ndërkohë që sot zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe u shpreh i gatshëm të ofrojë imunitetin e tij parlamentar që të hetohen deklaratat e Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA