Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Stere shprehet i shqetësuar nga përfshirja e Elon Musk në çështjet e politikës evropiane.
“Më duket shqetësues fakti që një njeri me akses të konsiderueshëm në mediat sociale dhe burime të konsiderueshme financiare ndërhyn në një mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të vendeve të tjera”, tha Jonas Gar Stere në një intervistë për mediat norvegjeze.
“Gjërat nuk duhet të jenë kështu mes demokracive dhe aleatëve”, shtoi ai kur u pyet për përfshirjen e mundshme të Elon Musk në zgjedhjet e ardhshme parlamentare norvegjeze që do të mbahen në shtator.
Në llogarinë e tij në mediat sociale, miliarderi së fundmi ka lavdëruar partinë e ekstremit të djathtë AfD të Gjermanisë dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer.
“Nëse ne shikojmë diçka të tillë në Norvegji, unë shpresoj dhe besoj se e gjithë skena politike norvegjeze do të kundërshtojë dhe distancohet,” shtoi Stere.
Zgjedhjet në Norvegji do të mbahen më 8 shtator, ku sipas sondazheve, Stare renditet jo mirë dhe se mund të kërkohet dorëheqja e tij.
Top Channel