Papa Françesku ka emëruar kritikun e Donald Trump si kryepeshkopin e ardhshëm të Washington, DC.
Kardinali McElroydo të pasojë kardinalin Wilton Gregory, i cili ishte kryepeshkopi i parë afrikano-amerikan i Washington, DC.
Papa emëroi gjithashtu të hënën udhëheqësen e parë femër të një departamenti të Vatikanit. Motra Simona Brambilla do të bëhet prefekte e zyrës së jetës fetare të Selisë së Shenjtë, e cila ka përgjegjësinë për murgeshat, murgjit dhe fretërit.
CNN shkruan se Papa gjithashtu do të ketë një takim me Presidentin Joe Biden, një katolik i devotshëm që kishte një raport të mirë me të.
McElroy, i cili mban një doktoraturë në shkencat politike nga Universiteti i Stanfordit së bashku me një doktoraturë në teologji nga një universitet romak, pritet të diskutojë për çështje të tilla si migrimi dhe bullizimi.
Top Channel