Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas ndryshimeve në Partinë Socialiste, duke quajtur Pandeli Majkon “kriminel elektoral në Kukës”.
Sipas Berishës, Majko është regjistruar duke folur me trafikantë droge dhe armësh.
“Majko është kriminel i madh elektoral në Kukës, është i regjistruar në tavolinë me regjistrues të vendosur me vendim gjykate nga SHISH, jo për Majkon por për trafikantë droge dhe armësh. Aty shkon dhe bie zoti Pandeli. Dosja është te ata, por edhe te unë. Aty shkon Pandeliu me Alban Çelën dhe drejtorin e OSHEE të Kukësit dhe i thotë drejtorit “ti në Has do kërkosh shtylla centrifugale dhe do ti marrësh në një kompani buzë Erzenit”. Ato kushtonin 40-60 mijë euro, por thotë, do faturohen 800 mijë euro, nga të cilat 300 mijë do t’i dërgohen Tropojës për të blerë vota, 200 mijë do të dërgohen në Durrës, të tjerat në Kukës. Oficeri i cili ishte në detyrë për të hedhur në qark trafikantët, habitet. Përveç kësaj në bisedë aty përfaqësuesit e Hasit kërkojnë armë sepse Miftar Dautin, kandidatin tonë, thonë se nuk e mundin dot. Ky oficer i përgjegjshëm, e merr regjistrimin, përgatit dosjen dhe e dorëzon në SKAP.
Vlora që vodhi arkivën sekrete të Shërbimit Sekret të Kosovës, refuzon ta presë oficerin dhe oficeri mbetet jashtë shërbimit. Sot nuk e d se ku është. Pra ky është Majko. Shkoi përsëri në vendin e krimit, por duket se e kanë parë që atje nuk e pëlqejnë dhe po sjell gjysmat e ministrave në Tiranë. Ai e sheh që qytetarët e Tiranës kanë një urrejtje të madhe për Lal Vjedhësin”.
Pandeli Majko u largua nga posti i drejtuesit politik të Kukësit. Ai do të vijë në Tiranë, e do t’i caktohet një zonë elektorale. Ky vendim erdhi pas mbledhjes se Kryesisë së PS dhe drejtuesve politikë të qarqeve.
Top Channel