07/01 22:51
Një dron rus sulmoi një autobus me civil në qytetin jugor Kherson të Ukrainës të hënën, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur nëntë të tjerë.
Kherson është një nga rajonet më të sulmuara nga Rusia për shkak të pozicionit gjeografik.
Rusia mohon të ketë shënjestruar qëllimisht civilë, por mijëra ukrainas janë vrarë dhe plagosur pasi trupat e Moskës nisën një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Edhe pse kanë kaluar rreth 3 vite që nga fillimi i luftës, ende nuk ka një marrëveshje armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë.
Top Channel