Qytetarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare edhe këtë mëngjes, po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raport i orës 07:15), situata paraqitet më e ngarkuar në pikën kufitare në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100 deri në 120 minuta në dalje, sipas mediave vendase.

Gjithashtu, aty është regjistruar një kolonë e gjatë prej 1 kilometër.

Ndërkohë, pika të tjera si Dheu i Bardhë kanë pritje deri në 20 minuta për dalje dhe një kolonë prej 80 metrash.

Në pikat si Hani i Elezit, Jarinje, Vërmicë, dhe të tjera, pritjet janë minimale duke u kufizuar nga 3 deri në 5 minuta, si për automjetet ashtu edhe për kamionët.

Udhëtarët këshillohen të monitorojnë përditësimet e situatës në kufi për të shmangur vonesat e gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA