Shqipëria po bëhet gati të rregullojë lëvizjen e automjeteve duke kufizuar qarkullimin e tyre sipas targave.
Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim planin kombëtar që synon përafrimin e politikave mbi klimën dhe energjinë me ato të vendeve të Bashkimit Europian.
Në draftin e hedhur për konsultim parashikohet që duke nisur që nga ky vit ku sapo kemi hyrë, lëvizja e automjeteve të bëhet në ditë caktuara të javës dhe e ndarë sipas targave të automjetit, gjë e cila aplikohet në vende fqinje me ne si Greqia apo dhe vende të tjera.
Në rishikimin e Planit Kombëtar 2020–2030 parashikohet gjithashtu qe deri ne vitin 2030, 10% e të gjithë automjeteve që përdoren në territorin shqiptar të jenë automjete elektrike. Për t’i paraprirë kësaj në këtë plan theksohet instalimi i stacioneve të karikimit për automjete elektrike në pika të ndryshme përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare, zonave turistike dhe po kështu në të gjitha parkimet publike.
Këto ndryshime synojnë të ndikojnë së pari në reduktimin e ndotjes që shkaktohet nga karburantet e makinave një shqetësim global që lidhet me ndryshimet klimatike, por rrjedhimisht do të minimizojë trafikun në Tiranë dhe qytete të mëdha, të cilat kanë të zhvilluar turizmin.
Paralelisht këto masa do të shoqërohen me përmirësime të infrastrukturës, përgatitjen e një plani optimal parkimi dhe caktimin e tarifave optimale të parkimit në nyjat kryesore të transportit të udhëtareve.
Top Channel