Para 10 vitesh, Ergys Pepaj udhëtoi ilegalisht drejt Anglisë, por sot historia e tij tejkalon çdo ëndërr të bukur.
Karriera e tij filloi me pasionin për futbollin dhe postimet e zakonshme në rrjetet sociale ndërsa sot, është një nga figurat më të famshme të futbollit britanik, duke numëruar dhjetëra bashkëpunime me yjet e Premier League dhe miliona ndjekës.
Mes të gjithë lojtarëve që ka bashkëpunuar, Granit Xhaka dhe Roberto Carlos janë dy emra që i kanë lënë mbresa të veçanta. Madje braziliani e ka bërë Ergysin pjesë të ekipit të tij, ku ai luan përkrah legjendës tjetër braziliane, Gilberto Silva.
Megjithatë, të qenit emigrant i paligjshëm në Angli ka kufizuar mundësitë e Ergysit në disa drejtime, duke e bërë rrugëtimin e tij edhe më sfidues.
Ergysi sot është një nga ambasadorët më të mire të Shqipërisë në Angli ndërkohë luan futboll gjysmëprofesionist me një synim të qartë: të veshë një ditë fanellën e kombëtares shqiptare.
Top Channel