Tradita në zhdukje! Njihuni me Pren Oga, prej 40 vitesh përgatit vegla muzikore

04/01/2025 15:31

Në Elbasan, zonës së Shpatit, e njohur për ruajtjen dhe kultivimin e traditës, i ka mbetur vetëm një dajrexhi që jo vetëm i bie dajres por edhe e punon atë.

Prej gati 40 vitesh Pren Oga punon dajret duke mos lënë pas dore motivet tradicionale në zbukurimin e tyre

Teksa me shumë dëshirë i punon dhe i tregton dajret, Prenit i vjen keq që gjithnjë e më pak të rinj po trashëgojnë traditën.

Dajret më shumë i blejnë emigrantët si kujtim nga vendi i tyre, por dhurata për fëmijët.

Zona e Shpatit njihet për këngët popullore, vallet tradicionale dhe magjinë plot ngjyra të kostumeve popullore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA