Forcat ruse bombardojnë një kompleks banimi në Sumi, tre të plagosur

04/01/2025 18:10

Së paku tre persona, mes tyre dy fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve ruse në rajonin Sumi në veriperëndim të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale.

Rajoni Sumi është në kufi me rajonin rus Kurs dhe është goditur vazhdimisht nga forcat ruse për muaj me radhë.

“Rusia goditi me një bombë një kompleks banimi dhe për pasojë dy fëmijë dhe një i rritur mbetën të plagosur”, njoftoi njësia ushtarake e rajonit Sumi përmes një postimi në rrjetin Telegram.

Ndërkohë ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha të shtunën se forcat e saj kanë marrë nën kontroll njësinë Nadia në Luhansk, rajon në lindje të Ukrainës dhe se kishin rrëzuar edhe tetë raketa të prodhimit amerikan ATACMS.

Agjencia Reuters nuk arriti të konfirmonte në mënyrë të pavarur këto të dhëna.

Ministria tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 10 dronë ukrainas në territorin rus të shtunën në mëngjes, përfshirë tre në rajonin verior të Leningradit. /VOA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA